Skip to Content

Memorandum

Memorandum
Fushata e vitit për Trashëgiminë Industriale dhe Teknike të Europës

 

Organizatat e Trashëgimisë Industriale Europiane:

  • duke marrë në konsideratë Rezolutën n.‘2, par. A-ii të Konferencës së dytë të Ministrave Europian për Trashëgiminë Arkitekturore (Granada, 3-4 Tetor, 1985), e cila synon të zgjeroj nocionin e Trashëgimisë duke përfshirë, midis të tjerave, Trashëgiminë Teknike dhe Industriale
  • duke marrë në konsideratë Rezolutën n. ‘3, par. A.a të Konferencës së tretë të Ministrave Europian për Trashëgiminë Kulturore (Malta, Janar 16-17, 1992), e cila kërkoi që të thellonte nocionin e “Trashëgimisë, veçanrësisht me anë të :
    • identifikimit të atyre kategorive të Trashëgimisë të cilat janë shumë pak mbrojtura ose fare të pa mbrojtura;
    • përcaktimt të strategjive specifike dhe të sakta në këtë fushë, dhe;
    • inkurajimit të një ndërgjegjësimi të madh për këtë Trashëgimi midis shoqërive Europiane (siç janë të përshkruara në par. C.b të së njëjtës rezolutë)
  • duke marrë në konsideratë Rezolutën n.‘2, parII. b, të Konferencës së dytë të Ministrave përgjegjës për Trashëgiminë Kulturore (Helsinki, 30-31 Maj, 1996), që shpjegon se strategjitë në favor të turizmit kulturor të qendrueshëm mund të rrisin vlerësimin publik në shumë aspekte të kulturës Europiane, duke edhe përfshirë Trashëgiminë Teknike dhe Industriale.
  • duke marrë në konsideratë Rekomandimin N. (90) 20 të Komitetit të Ministrave të Këshillit Europian në lidhje me Mbrojtjen dhe Konservimin e Trashëgimisë Teknike, Industriale dhe Inxhinjerike në Europë (13 Shtator, 1990) e cila vendos në radhë të parë, midis të tjerave, nevojën për të promovuar ndërgjegje dhe vlerësim të përgjithshëm të kësaj Trashëgimie nëpërmjet fushatave të gjera drejtuar publikut dhe turizmit
  • duke marrë në konsideratë kontributin unikal dhe të pamohueshëm në zhvillimin e Shoqërisë moderne Teknike dhe Industriale
  • duke marrë në konsideratë rëndësinë e Trashëgiminë Teknike dhe Industriale të lëvizhme dhe të ndërtuar në Europë si dhe numrin e madh të kërcënimeve ndaj saj
  • duke marrë në konsideratë impaktin e Vitit të Trashëgimisë të Arktiekturës Europiane (1975) dhe inisiativa të tilla si Ditët e Hapura të të Trashëgimisë Europiane për të promovuar ndërgjegjësimin e Ruajtjes së Trashëgimisë

Organizatat e Trashëgimisë Industriale Europiane në këtë mënyrë i kërkojnë Këshillit të Europës, Bashkimit Europian, vendeve anëtare, dhe organizatave Ndërkombëtare aktive në fushat e studimit, ruajtjes dhe rritjes së vlerësimit publik të Trashëgimisë:

  • të nis një fushatë të gjerë për të promovuar rritjen e ndërgjegjes dhe vlerësimit në mes të publikut, autroriteteve dhe institucioneve publike dhe organizatave jo qeveritare për neveojën urgjente në ruajtjen e Trashëgimisë Teknike dhe Industriale të Europës, në përputhje me rëndësinë që ajo meriton në fushën e rëndësisë së saj Historike dhe Shkëncore dhe nëpërmjet rëndësisë së saj Kulturore duke ofruar mënyra për të kuptuar zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve tona

Organizatat e Trashëgimisë Industriale Europiane në këtë mënyrë propozojnë:

  • Se një fushatë për vitin e Trashëgimisë Teknike dhe Industriale duhet të nis..

 


Nëse organizata juaj e mbështet këtë memorandum, ju lutem i bashkangjisni informacionin e organizatës tuaj dhe dërgoni kopjen e aprovuar, me datë dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi juaj tek adresa jonë e kontaktit

 

 

 back to homepage
HOME



2015

European Industrial and Technical Heritage Year
Année européenne du patrimoine industriel et technique
Jahr des Industriellen und Technischen Erbes
Anno del Patrimonio Industriale e Tecnico Europeo
Año Europeo del Patrimonio Industrial y Técnico

>>  to the website of the Year